>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Per Ju Akademikë!

Shqipëri e dashur
Ku e ke lavdinë!?
Horat e kombit
Me blozë ta nxinë!

Kush ju ndezi motorat
Ju more horat,
Me përmbys historinë
E me ngrit tradhëtinë.

Ju akademikë
Sa ju doli gjumi,
Me shkruar historinë
Me llum pas llumi!

Ndershmëria është varrosur
Nga pena e ligësisë,
Tradhëtia është ngrit
Nga kaçakët e borgjezisë!….

Ju akademikë
Me njohuri të blerë,
I servisni botës
Ide pa vlerë!?..

Ngrihuni heronjë
Nga qyteti mermeri,
Se Shqiperisë i humbi
Lufta, lavdia e nderi!

Sot atdheut i duhet
E juaja trimëria,
Me mposhtë hijenat
Paguar nga qeveria.!

Filozof pa kokë
Populli ju thotë,
Me luftën pa armë
Nuk shpëton kjo botë!.

Shumë teori
I shpalosni vetë,
Populli bën çudi
Zoti pse s’ju vret!?..

Ç’është kjo luftë
Pa armë e uniforma,
Qesh i marri
Lemeriset bota!

Ju flisni për luftën
Pa e ditë se ç’është lufta.
Po prap me çesedi
Njerëzit bëjnë çudi!.

Kjo "shpikje" plot guxim
Po i thotë botës mbarë,
Të shkuarën histori
Futeni në varrë!..

Po askush s’është si ju
Pa mend e njohuri,
Se tradhëtari s’është patriot
Akademikë një copë idiot!

Fatkeqësi që nuk lindët
Shekuj më parë
Se luftat shekullore
S’do ishin bërë!?.

Ne krenar jemi
Luftë nuk do ketë,
Armiq më nuk ka
Shpikja juaj s’është shaka!?.

Armiku i egërsuar vjen
Në këmbë qëndro!..
Jepni një tufë lule
Vjen egër e butë shkon!?..

S’ka më pushtues,
S’kamë armiq.
Egër vijnë qetë kalojnë
Ne qeshim ata shkojnë!?

Shpikje e bukur
Në këtë shekull të ri,
Kur kombit i prinë
Injoranca me tradhëtinë!

Ku erdhi Turku
Me ushtri blinduar,
Duke vrarë e plaqkitur
Ç’farë do bëni ju o të uruar!?

Shikoje këtë tragjedi!
Me qetësi vështro,
I thuaj falemnderit
Në vend qëndro!?..

Ju akademikë
Më shumë se hora,
A e dini luftën
Që bëri Vlora!

Ju nuk lindët sot
Por ka shumë vite,
Pse s’i hodhët idetë
Kur Kosova digjej.

Nëse keni gjak
Të kuqe të Zi,
Bëni varrin vetes
Në varr me hi!

Si do veproni
Si do rrini të qetë,
Kur Serbi me shpatë
Në barkun e nënës merr dy jetë?!

Si do veproni
O ju të mjerë?
Kur fëmijë pleq e plaka
Serbi i hedh në humnerë!?

Si një tufë me lule
Dhuruar Armikut!?
Qënka shpëtim
Në kulmin e rrezikut!?

Ju akademikë me
Me gjak shqiptari,
Ç’janë këto shpikje
Me intuit të marri!?

As gjë nuk dini
Për horlleqet që shkruani,
Një gjë t’a dini
Në histori mos prekni!?

Shpikje me para
Që ju paguan trdhëtia,
Sot shijoni gëzimi
Nesër ju ndjek mallkimi!