>
LETERSISHQIP

Kenge Per Defrim Drenin

Kënga e dytë
Kur u hap vala e kurbetit
Defrim Drenin të rijë e gjeti,
Por Ai kishte shumë energji
Sikur valët e drinit Zi….

Lamtumirë njerëzit e mi
Fshini lotët që keni në sy,
Mua më prêt shpejt Greqia
Për punë e halle të mia.

Udhë pa udhë e shpat më shpat
Pa u lodhur ecën Defrimi,
Kaloi shtigje monopatë
Sikur ditë edhe natë.

Shumë vite në kurbet
Punë të rënda punë të lehtë,
Një mësim nxori për vetë
Harxho djerës e fut n’kuletë.

Defrim Dreni me siklet plot
Mundi djersa po më shkon kot,
Fatkeqësi e kësaj djerse
Dhjetë për tjerët, një për vete!?…

Mallkuar qofsh kurbet i zi
Vite mjerimi me lot në sy,
Djersa, mundi shpirti im
Janë të qetë në vendin tim!..

Defrim Dreni si shqipe mali
Në vendlindje shpejtësinë ndali,
Para prindërve me lot në sy
Mirëse ju gjeta njerëzit e mi!…

U kënaq vendi ndriti shtëpia
Buzëqeshi fëtyra te fëmija
Nënë e bab shprehin të madhin urim,
Mirëse erdhe djali im!..

Ndërtoi shtëpinë në rrëzë të kepit
Më e mira e qytetit,
Shtëpi të bukur porsi bora
Defrim Dreni të lumtë dora!….
Plot me mend e zgjuarsi
Investoi në blektori,
Si në numër dhe cilësi
Arnin e bëri si Greqi!

Me guxim e zgjuarsi
Në këto troje plot kepa;
Në Arnit lulëzoi mirësi
Më e bukur u bë jeta…

Si shkreptinë që vjen nga moti
Aksidenti jëtën i mori!
U trondit toka qahet mali
Për Defrimin atë far djali!?…..

Ra në zi gjithë vllaznia
Dhimbje të madhe ka miqësia,
Shoqëria derdh lumë loti
Për Defrimin qau dhe moti!!!

U hap lajmi si vetëtima
Male fushë e krahina;
Ka ndërru jetë Defrim Dreni
Dhimbje shtëpia, dhimbje Arni!..

U mbush vendi plot makina
Gra e burra nga Mirëdita,
Gra e burra vijnë nga Lura,
Palë –palë Req e Dardhë.

Vjen Ujmishti si e ka zakon
Me Surrojnë dhimbja i bashkon;
Radhë radhë plot mendime
Një për një, japin ngushllime.

Lamumirë Defrim Dreni!
Lotët tonë tu bëfshim dritë,
Shpirti juaj të jetë i lirë
Në parajsë më shokë të mirë!

Nënë Xhevria fort ka thënë
Djali im mu më ka lënë,
Djemtë dritë; e vajzën hanë
Defrimin në zemër e kam!

Dhe Myrvetja bashkortja
Grue e fortë me zemër burri,
Defrim Dreni pusho i qetë
Djemtë tonë, më japin jetë.

Vllaznia Dreni me shumë siklet
Presin ngushllimet me lezet,
Po Faiku me plagë në zemër
Vlerëso ngushllimet emër për emër.

Fshiva lotët që kam në sy
Ju shpreh mirënjohjen njerëzit e mi
Më paksuat dhimbje, më shtuat durimin
Në shtëpiat tuaja paqi gëzimin!