>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Nostalgji Per Hekurudhen!

Një hekuridhë e gjatë
Me plot bukuri
Lidhte dikur
Jugun me veryi.

Ndjenja shumë kënaqësi
Me tren për të udhëtuar
Fushave të begata
Me blerim mbuluar.

Boria e trenit
Simbol i bukurisë,
Fushave të gjera
Në kulmin e qetësisë.

Ulur në sedile
Për udhtim të gjatë
Një gazetë të bukur
E lexoje shumë rehat.

E shihja në dritare
Fushat i vëzhgoja
Bukuritë e saj
Me endje shijoja.

Fushat e mbjellura
Bukur sistemuar
Prodhime të bollshme
Bukuri e shtuar.

Plantacione me pemë
Mbuluar vendi
Brezare –brezare
Të bukura fare.

Diku më tutje
Plot me orizore
Prodhime orizi
Nga dora punëtore.

Fushat e gjera
Të bukura dikur
Mbushur me gonxhe
Plot me pambuk.

Fushat me grurë
Plot me perime
Mbushur me gëzim
Plot zemrën time.

Kur udhtoja me tren
Pogradec-Elbasan
Kam derdhur djersën
E shumë mallë kam.

Kur kalonte treni
Nga Vlora në Fier
Zemra më rrihte
E unë bëhesha mirë.

Në vendi e varfër
Plot me mushkonja
Tani lëvizin trenat
Porsi xiëllonjat.

Kur arrija në Durres
E nisesha për Tiranë
Bukuri të rralla
Shihja në çdo pëllëmbë

Pushoja në Tiranë
E nisesha për Shkodër
Më dukej vetja
Se luaja me lodër.

Futesha në Lac
E dilja në Milot
Uzina e fabrika
Mbushur vendi plot.

E kur arrija te
Hani i Hotit
Zemra më mbushej
Me gëzim prej loti.
Më ngeli merak
Milot –Rrëshen –Klos
Kjo hekurudhë gjithëkund
U përdhos!?...

E sot jam i hutuar
Për kohrat tona
Hekurudha jonë
Një lokomotive
me du vagona.

Lëviz i drobitur
Në shina shkatërruar
Pret politikën tridhjetë vite
Për ta ndertuar.

Mbjell urretje
E plot mërzi
Për ti hekurudhë
Zi e më zi!

Kjo politikë
Nuk të jep shpresë
Tridhjetë vite na thanë
Kemi tren ekspres.