>
LETERSISHQIP
Lutfi Coka

Ishim Mirë Kur Ishim Keq!?

Ku humbi zëri i ndërgjegjes!?
Ishim më mire,
Kur ishim keq,
Se ishim bio,
Ishim Njerëz.

Sot shëmtuar
Të veshur në manekinë,
Fallcitet, shtirje, neveri.!?...

Ishim më mirë,
kur ishim keq,
Të varfër në jetesë,
Imazh tipik mesdhetar.
Ama kishim formim,
Dashuri dhe respekti në vend të parë..

Ishim ashtu si ishim,
Një turmë nga "lart"
na monituronte,
Por kishte lezet,
ishim të thjeshtë,
Të sjellshëm, të kulturuar.

Sot antivlerat,
rreshtuar në kor,
Zhveshën, shpërfytyruan,
shpirtin njerëzor.

Shëndet-i thua tjetrit,
Embël, me pastërti!..
Acarohet, tërbohet,
Plaç-ta kthen ai!…..

Unë ul kokën,
hesht duke u menduar!?...
Ç'njerëzore, ciklone,
orekse për të shkatërruar.

Si u bëmë kështu oree aman!?...,
As mirë, as keq,
s'na gjendet derman!?.
Ishim më mirë,
kur ishim keq.
Ishim bio, kishim vlera..
Sot "dreq" e për "dreq"!?...

Ah ç'farë realiteti!?...!

A do bëhemi një ditë?...,
Të dhemsur, të dashur,
plot mirësi!?..
Me të gjitha cilësitë..!?

Pyes veten shumë herë..
Në dilemë jam,
ç'të them s'po di,
Secili brenda vetes,
duhet të jetë Njeri!!

Si u bëmë kështu..!?
Ku humbi zëri i ndërgjegjes!?
Ishim më mire, kur ishim keq,
Se ishim bio, ishim Njerëz!..,