Mateos Guzi
A E Di Se
A e di se
natën kur fle, për ty mendoj,
se praninë tënde aq shumë e dëshiroj.
A e di se
zemra ime digjet, kur ty të mendoj,
të të kem afër, të të përqafoj.
A e di se
kur yjet shikoj, sytë e tu imagjinoj,
e kur hëna sheh, ajo xhelozon,
se ti gjithë botën mua ma ndriçon.
A e di se
kur unë frymoj,
afshi yt i ngrohtë brenda meje buron.
A e di se
kur ty të premtoj,
ve përpara gjithë botës,
se vetëm ty do të të dashuroj.
A e di se
ndjenjat që kam
porsi drita e diellit janë,
ku ajo ngrohtësi të përket vetëm ty.
A e di se
kur buzët ti puth,
koha ndalon,
vetëm ne të dy,
në një dashuri që s’përfundon.
A e di se
pa ty s’jam unë,
ti je fryma, ti je gjaku im,
dhe çdo hap që bëj në këtë botë
është thirrje që më çon tek ti.
natën kur fle, për ty mendoj,
se praninë tënde aq shumë e dëshiroj.
A e di se
zemra ime digjet, kur ty të mendoj,
të të kem afër, të të përqafoj.
A e di se
kur yjet shikoj, sytë e tu imagjinoj,
e kur hëna sheh, ajo xhelozon,
se ti gjithë botën mua ma ndriçon.
A e di se
kur unë frymoj,
afshi yt i ngrohtë brenda meje buron.
A e di se
kur ty të premtoj,
ve përpara gjithë botës,
se vetëm ty do të të dashuroj.
A e di se
ndjenjat që kam
porsi drita e diellit janë,
ku ajo ngrohtësi të përket vetëm ty.
A e di se
kur buzët ti puth,
koha ndalon,
vetëm ne të dy,
në një dashuri që s’përfundon.
A e di se
pa ty s’jam unë,
ti je fryma, ti je gjaku im,
dhe çdo hap që bëj në këtë botë
është thirrje që më çon tek ti.