>
LETERSISHQIP

Me Ka Marr Malli Për Shqipëri

Çdo natë rrugëtoj më mend
kur në ëndërr mbërrij në kufij
Nuk më lejojnë të hy në vend

Me ka marr malli për Dardani
Por, edhe atje kontrolli policor
Njerëzit janë mbyllur në shtëpi
Më rend sipas numrit dyshifror

Edhe andej me vuajtje e halle
Me Qeveri të rrëzuar në ikje
N’kohë Korone në përballje
Me ndasi të mëdha politike

Me ka marrë malli për Luginë
Për qëndrimin e saj stoik
Që dyfish është në karantinë
Nga regjimi serb e virusi COVID

Me ka marrë malli për Iliridën
Përgjithësisht kah ka shqiptarë
Shpresoj ta mposhtim sfidën
Nga cilido virus... vrastarë

Me ka marrë malli për Drenicën
Atje ku e kam mësuar shpresën
Atje ku jam rritur me sakrificën
Atje ku mburrem me qëndresën

Uroj që trojet ku ka shqiptarë
Të shpëtojnë nga kjo pandemi
Ta mposhtin çdo zullumqar
Qoftë virus a faktor njëri.

Me mall të një mërgimtari
I uroj shëndet çdo shqiptari.
Pasdite, 16 04 2020