>
LETERSISHQIP
Mentor Isallari

Diçka Ngacon Kemben

Per rruge te gjate jam nisur,
Nje pune kisha per te bitisur.
Me kepuce te reja mes rruges u kujtova,
Qe te vesh nje pale te vjetra une harrova.

Eci fushave, vrapoj si veri,
Ne male frekohem me uje burimi te kulluar.
Eci e nxitoj shume,
Kam fikë të më zërë jashtë nata e bekuar.

Qesh, ti, qesh,
Por une te them mos qesh!
Kudo qe shkon ta kesh me vete friken,
E te ben qe te perdoresh trurin, e jo thiken!

Frika eshte ajo qe te fut trurin ne pune,
E nuk te le te flesh gjume.
Frika eshte ajo qe nga nevoja te ben trim,
Prandaj mos me bej paragjykim.

Ecja neper hije, qe te mos me zinte vapa,
Se nuk kisha as pagurin prapa.
E atje ku po ecja pa pushim,
Ndjej ne kembe nje ngacmim.

Nuk e kuptova se çfar ishte,
Poshte kembes diçka po me leviste.
Ta çoja ne mes te gishtave u mundova,
Po prap po me ngacmonte dhe qendrova.

Ndonje gozhde, mendova, do kete dale,
Futa doren ne kepuce e po shikoj nje hale.
Kontrolloj mire me nje thiçkë,
Kur shikoj, punen po e bente nje guriçke.

Ndaj duhet ta heqesh kete, thjesht keshtu,
Çfar te shqeteson ne kepuce apo ne tru,
Nuk fshihet, e nuk anash kalohet,
Koka ben koka peson, une them, trupi demtohet!