>
LETERSISHQIP

Me Prit Sonte Se Do Vi

Nese bie te flesh sonte vetem,
Mos ki frike se une te jam prane.
Lere hapur pak dritaren e zemres,
Qe te futem lehtë, ngadal – ngadalë.

Qe te vij tek Ty shume dua,
Se nata vetem nuk ka kuptim.
Te lutem ki besim tek mua,
Se dashuria kërkon edhe guxim.

Sonte me prit, buluar me rroben e dashurisë,
E ne vonohem pak mos hap syte e iken.
Se endrrat jane stacjon i lakmise,
Kur dhomës së gjumit ja fik dritën.

Ne enderr keshtu siç jam, ne mendime te kota,
Digjem nga ndjenjat që kam per Ty.
Sonte do vi tek ty, sikur te permbyset bota,
Ah ta dish sa me mungon gjithçka jotja.