>
LETERSISHQIP
Mentor Thaqi

Floku Yt, Thanushë

Thanushë … dredhat e flokut tënd
më t´theksueme se dredhat e mia n´shpinë,
ec e thuej kuj se jam në mënd,
kur flokët tua moj, trunin m´kapërdinë?!

Siklet i madh i thonë, m´mbërtheu,
siklet që po i thënkan dashuni,
nuk e di shpirtin ç´ma rrëmbeu,
por e di që shpirtin e kam te ti!

Thanushë, thonë se mosha t´lodhë,
kah këmbët, kah zemra, kah mëndja …
po me mua moj, çfarë po ndodhë,
mosha më rinoi kah ëndja?!

E di që fajtor për ëndje je ti,
Thanushë me qafë të gjatë si t´lejlekut,
thonë se dashnia të rikthen në rini,
bile, thonë, po i ringjallka edhe të vdekurit!