Migena Arllati
Këshillë Tim Biri
Shkoi dimri
Iku edhe një stinë…
Tim biri nuk i bien më këpucët e vjetshme
I duhen një palë të reja
Këmba e tij e vockël është rritur
Këmba e tij e vockël
që shkel mbi tokën e madhe,
tokën që mban miliarda njerëz,
njerëz dhe fatet e tyre
në këtë rruzull plot e plot fate
Këmba e tim biri
do t’hyjë nesër
në një këpucë më të madhe.
Do shkelë mbi tokën,
do ecë mbi botën…
Ki kujdes biri im,
sado të kesh këpucë të madhe
mos shkel mbi fate njerëzish,
ki mendjen të ecësh butë
të hapërosh ndjeshëm
me hapin tënd mbi botën
njerëz të mos shkelësh!
Në botën e madhe
lehtë – lehtë të ecësh,
me këmbën tënde
askënd të mos shkelësh!
Iku edhe një stinë…
Tim biri nuk i bien më këpucët e vjetshme
I duhen një palë të reja
Këmba e tij e vockël është rritur
Këmba e tij e vockël
që shkel mbi tokën e madhe,
tokën që mban miliarda njerëz,
njerëz dhe fatet e tyre
në këtë rruzull plot e plot fate
Këmba e tim biri
do t’hyjë nesër
në një këpucë më të madhe.
Do shkelë mbi tokën,
do ecë mbi botën…
Ki kujdes biri im,
sado të kesh këpucë të madhe
mos shkel mbi fate njerëzish,
ki mendjen të ecësh butë
të hapërosh ndjeshëm
me hapin tënd mbi botën
njerëz të mos shkelësh!
Në botën e madhe
lehtë – lehtë të ecësh,
me këmbën tënde
askënd të mos shkelësh!