>
LETERSISHQIP
Murat Gashi

Nga Koha Në Kohë, Unë Dua Të Jetoj!

Gjatë tërë jetës sime, që sot, po i mbushi 63 vjet, nuk kam qenë në pozitë të mendjes, në pozitë me kokë lartë, të mos njoh njeri, përveq mendjes time, të zgjedh apo të vendos, edhe nëse nuk di gjë, të injoroj të tjerët, në ndonjë bashkëbisedim, apo edhe po të isha në një organizim të një segmenti kulturor, qoft edhe në politikë. Sepse egoizmin primitiv nuk e kam ushqyer asnjëherë.

Por tash në këtë moshë dua të vendosi vet. Unë, në këtë kohë pandemie po e zgjedhi jetën. Dua të jetoj, sepse ekziston një numër i madh i gripeve, viruseve, që dua t’ia kujtoj të tjerëve, dhe të mbetem me ta, për një kohë më të gjatë të mundshme, që në jetë më mbeten edhe disa obligime që dua t’i kryj.

Mua, si në fëmini, si në rini, si në mesëmoshë, kur fillova të punojë në profesionin tim si Agronom, nuk më interesoi, nëse jeta ka obligim. Obligimi i jetës ishte dashuria, respekti, realiteti, karakteri njerëzor.

Gabime në jetë ka, nëse do t’i mëson duhet t’i përmison, të mos përsëriten ato të parat. Gabimet, nuk mund t’i fali por as nuk mund t’i kujtoj e ti jarroj.

Jo, kursesi të kthehem prapa. Kam jetuar me fuqin time shpirtërore dhe me forcën e dinakërisë. Kam "luftuar " me tërë qenjen time që kisha në shpirt e në shëndet, dhe kam bërtitur sikur të isha para audicientëve, si një aktor që në aktrimin e tij bërtetë. Drejtësi, dashuri, realitet në mes nesh.

Në ditën e 15 maji 1957, jetës, të lindjes, në vazhdim të jetës u ktheva, në të majtë në të djathtë, dhe kam pa veten në mes të rrugës, në krah të të dyjave.

Pra në mes të majtës dhe të djathtës. Kisha mundësi të eci përpara por edhe nuk mund të kthehesha prapa. Dua të jetoj, dua ta njohi veten që të më njohin të tjerët. Ndryshe do të me kish marr me vete " djalli ".

Do ta qëtësoj në heshtje, më mirë do të ishte për mua thash. Sepse s’kish kush të më ndiqte pas.

Prindërit kishin ikur shumë herët. Nëna iku kur i mbudha 6 vjeç ndërsa babai iku me 11 janar 1975, ende pa i mbushur të 18 – tat. Më lan në mes lumit dhe bregut. Sishin fajtor. Sëmundjet e atëhershme ishin dashamirë për prindërit, për vrasjen e tyre.

Nejse. Unë vazhdova i vetëm të notoja jetës, porsi valët e trazuara të detit prej erës së fuqishme, në drejtim të bregut. Nuk pranova të bie në lum pa kokë, pa ditë të notoj mirë. Në fshatin tim Hoçë të qytetit, mes për mes tij kalon lumi.

Lumi që kalonte, ushtonte më zërin e tij të vjetër, me ritëm melodik të zakonshëm, duke lëvizur nëpër mes fshatit, dhe fushave të mbjellura me kultura bujqësore, ndërsa mua udhëtimi i tij më dukej sikur ai të jetë i qetë. Edhe kështu vazhdova të notoj jetës derisa u mësova të jetoj i vetëm. Të mësoj karakterin njerëzor e dashurin e jetës.

Por, udhëtimi im u ndesh me sëmundje të shpeshta, me viruset e ndryshme, me viruse të padukshme. Këto viruse, nuk më linin të qetësohem dhe të marrë frymarrje të fortë, drejtë jetës, që kisha ëndërruar, drejtë qëllimit t’im që e kisha, në radhë të parë për të mësuar më shumë. Mirëpo për një kohë, koha më ndërroi kahjen, mendimin t"im. Veprimet, nuk kishin kuptumin e qartë. Por duhet bërë, nëse dua të jetoj, sepse viruset si: Variore, vera, frythi, pleshtat, të kallurit e mushkrive, dukeshin sikur ngjalleshin herë pas here, në çdo vjeshtë dhe, në pranverë dhe, zhdukeshin duke më lan zvarrë deshirën. Ndërsa veprimet lëviznin papritmas në mes dritës dhe errësirës. Dhe, vetja mu duk se jam krejt " lakuriq ". I çveshur. Ashtu si në fillim kur kisha lindur. Por, ndjenjat s’kishin lëkundur nga shpirti dhe trupi që mbahej. Preka, me dorë tokën e ngrohtë nga një rreze e diellit, që më dha forcë, optimizëm.

Ndonëse lumin e fshatit e kisha afër, e doja shumë. E shikoja me sy të dashuruar, por nuk guxoja t’a përqafoj me tërë trupin t’im, pasi nuk dija të notoja. Aty shkoja, me shpresë se një ditë do ta mësoj notin. Dhe kur të mësoj notin e jetës, atëhere do ta dua lumin dhe të rri këtu, afër lumit. Këtu, ato sëmundje i përballova, fal dhe mjekut Dr. Daut Mustafa. Atëherë, me sa mbaj në mend unë, nuk kishte vaksina. Ndoshta dhe kam harruar sepse sot 63 vjet po i mbushi.

Ka kaluar një kohë e gjatë, që t’i mbaja të gjitha në mend. Por, të gjitha këto sëmundje i kam mësuar. Mirëpo, sa mbaj në mend, asnjëherë nuk ishim izoluar, e tërë populli, as vendi për shkak të përhapjes të ndonjë epidemie. Ndoshta?!…Kisha dëgjuar, veq të sëmuarit izoloheshin në spitale dhe në shtëpi. Të tjerët, natyrisht që janë mbrojtur. Por, nuk e kishin ndal punën. Sepse jeta ishte e vështirë, sidomos për fshatarët. Këshillat e mjekëve ishin veq me personin e sëmur të mos ket kontakte. Sapuna e masa tjera mbrojtëse, të mjaftueshme nuk kishte. Të rrallët kishin sapuna. Ujësjellës, ujë për pije në ato vite nuk kishte nëpër fshatra, përveq, në mes të fshatit ndonjë burim, çeshme.

Atëherë, me afro 200 shtëpi, fshati ka pasë tri burime të ujit të pijshem. Çeshmja e Xha Tafës, në mes fshati, çeshmja e Goricës në dalje të fshatit për në fshatin Jeshkovë dhe një burim uji të pijshëm " improvizuese " mbi shtëpinë e Pajazit Hyseni, afër mullirit të Xha Sezait. Kushtet ishin të vështira. Mjete sanitare – higjienike nuk kishte të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga përhapja e sëmundjeve. Para banorëve të fshatit viruset herë " ngriheshin e herë uleshin ". Zërat ndërpriteshin në stinën e verës, pastaj sërish krijohej frikë nga përhapja e ndonjë virusi tjetër. Por, fal imunitetit të fortë dhe mjekëve si : Xhelal Xhibo, Daut Mustafa, Durak Rada, Selajdin Jakxhiu, teknikut, Selajdin Krasniqi ( Krijuesit letrar ), Mitat Gjergjeku, motra medicionale, Semia Rakte, Hajrie Shatër, motrat medicionale sërbe, Radmilla Dasiq, Kosara Stanaskoviq e të tjerë, i përballuan sëmundjeve ( epidemive ).

Nga koha në kohë, unë e doja jetën. E doja të jetoj. E doja punën. Ngadalë, ngadal edhe përkundër sëmundjes së shpesh që kisha, megjithatë e mora veten. Nuk dëgjoja përveq dashurisë, lumturisë. Kur e dëgjoja ushtimën e ëmbël të lumit t’im, që kalonte mes për mes fshatit, ndodhesha sikur në mes një salle koncentrale të Betovenit dhe Bahut. Në mes orkestres folklorike të Ndue Shytit në Mirditë të Shqipërisë, dhe zërit të bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha. Ushtima e lumit t’im hyri për jetë e mote në shpirt dhe në zemrën e dashurisë. Sot e 63 vjet, që po i mbushi, para meje del fshati im, vendlindja ime ku jam lind, jam rrit, jam ushqye, kam pi ujë, kam mësuar, luajtur bashk me shokët: Çerkin Bytyçi, Bajram Berisha, Miridi Krasniqin, Jahir Buduri, Besnik Krasniqi, Shehali Gashi, Rashit Butyçi, Sakip Gashi, Arif Krasniqi, Maliq Krasniqi, Fatmir Shala, Jetes Shala e shumë të tjerë.
Edhe sot e kësaj dite, edhe pse me trup jetoj në Prizren, zemra ime është në fshatin tim Hoçë të qytetit, e sheh si një rreth dielli. Edhe pse me vuajtje e dhimbje, kurrë nuk më ka vërbëruar as dashurin as bujarin e as krenarin. Por veq më ka dhënë shpresë, Lumturi, kënaqësi, forcë, ta du jetën. Ja kjo është anija ime e jetës, që kam kalue nga koha në kohë, të vështira dhe nëpër epidemit e atëhershme. Por, asnjëherë s’jam dorëzuar e as nuk isha izoluar sikur tash e 64 ditë, në 63 vjetorin e ditëlindjes sime. E dua jetën. Dua të jetoj. Shikimet e mia, e hedhin larg fytyrën, dashurinë lumturinë.

E dua lëvizjen e qetë, e dua sportin ta shikoj, rinin, të kënaqem e të kaloj kohën. Mirëpo efekti i dashurisë sot e 64 ditë u izolua nga një virus tjetër Covid – 19, coronavirusi, që na ka izoluar në tërësi, na ka paralizuar çdo pore të jetës. Më duket se më nuk ka efekt. Edhe këto muaj dhe ditë të izolimit, po lundroj në drejtim të virusit shkatërrues. E vura shpatën në mes të kohës që po e han tërshërën.

Ky virus, nuk mu ka duk e pazakonshme si çdo virus në këtë botë, si në vitet e mia, të ikura. I them vetvetes me dhembje. E dashura jetë? Të kam dasht dhe të dua. Kam menduar se nuk do të më përsëritesh më, të më sjell viruse të reja të rrezikshme, si ky Covid – 19, coronavirusi, jo vetëm mua por edhe mbarë botës. Kjo është thikë pas shpine. Por do të qëndroj i fortë sepse dua të jetoj. Në shpirt, ndjeva izolimin e virusit, shpërtheu në krahrorin e lodhur të njerëzisë së botës, dhe të popullit tim shqiptar. Fillova, të shfletoj faqet e librave që më rrin si një familje edukative, me karaktere njerëzore.

Dhe këto libra me flasin shumë për epidemit e shumta para këtij virusi Covid – 19, Coronavirusi. Na shoqëro neve që jemi, me miliona shkronja të arta shqipe. Mos u mërzit. Qëndro edhe pak, se edhe kjo do të kalon sikurse të tjera viruse si : Lija, Fruthi, gripi i Spanjës, gripi i shpendëve, Ebola, AIDS, turbekolozi, piskimi nga Pleshtat e rriqnat etj. Edhe rriqnat kanë vra njerës. Si në Malisheve. Në Kosovë rriqnat vranë më se 300 njerëz. Për luftimin e rriqnave, mjetet teknike mjekësore kanë dal. Edhe për Covid – 19, do të dal vaksina për luftimin e tij. Mos u frikëso. Vdekja është e natyrshme dhe vjen fal Përëndisë. Një grua 102 vjeçare nga Covid – 19, corinavirusi është shëruar. Dhe ja kjo është e mundshme që coronavirusi shkrihet. Njeriu Kur shkon te mjeku dhe pyet : " Doktor, çfarë problemi kam?, Mjeku ka të ngjarë t’i përgjogjet: " " ju jeni me grip ", " ose " ju keni " turbekuloz " apo " Keni kancer ". " Por mjeku kurrë nuk thotë " Po ju vjen vdekja ".

Të gjithë ne kemi përshtypje se gripi, turbekulozi dhe kanceri janë probleme teknike, ndaj të cilave një ditë mund të gjejmë një zgjidhje teknike " ku dhe virusi do të zhduket thotë doktori.. Vdekja është sikur një tullë që i bie mjeshtrit mbi kokë, por, vdekja nuk i vjen prej tullës por prej shkaqeve tjera. Kështu është jeta. Sepse bota në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj është e bashkuar në nje pikë të vetme, sa i përketë shëndetësisë, për luftinin e çdo epidemie.

Kjo ditë eshtë ditë e dashurisë dhe përjetimeve, nga koha në kohë. U ula në skaj të krevatit duke e përjetuar izolimin nga Covid – 19, coronavirusi, në këtë moshë, që unë peronalisht nuk e kam përjetuar gjer më sot. Dhe, pas kësaj unë dua të jetoj!….
E premte, 15 maj 2020