>
LETERSISHQIP
Musine Kokalari

Anës Detit

Këndshëm frynte era e detit ;
lehtas e ngadalëz përplaseshin dallgët
në shkëmbijt e gërryer shekuj përpara;
megjithatë heshtja mbretëronte.

Era pushon së fryri,
oshëtima e detit dëgjohet duke u larguar
dhe duke marrë me vete disa psherëtima,
barishtat e grabitura prej valëve
qëndrojnë në mes të detit
dhe dielli i fshehur prapa malit,
lëshonë rreze të argjenta
në sipërfaqen e qetë.