det
102 Krijime letrare me tag "#det"
REZULTATET E KËRKIMIT:
det,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, ndajfolje
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumësdet,-i -e(t)
- ▸ hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, e rrethuar me tokë zakonisht jo nga të gjitha anët: deti Adriatik (Jon); det i keq det me dallgë; lahem në det; rreh detet udhëton nëpër dete; detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det; e zë deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det; në det të hapur larg nga brigjet e detit; ka det deti është me dallgë; edhe po të jetë në fund të detit… kudo që të jetë; deti s’kalohet më këmbë (fj. u.); s’matet deti me (fj. u.); nuk soset (nuk thahet) deti me (fj. u.); ç’bën në det, e në kripë (fj. u.) e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të të bjerë mbi një ditë.
- kuptim i figurshëm
- ▸ shumicë e madhe njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund: det njerëzish.
- ndajfolje
Sinonime: