Muzafer Ramiqi
Shtirja
Të bërtasësh, të çirresh
Vetëm që tjerët të të shohin
Vetëm të dijnë se ekziston,
Kujt i bëhet vonë për bërtimat e çirrjet e tua
Nëse së pari veten nuk e dëgjon.
Të kërcesh, të ngritesh lart
Vetëm që të shohin tjerët
Se ti nuk dukesh i gjatë,
Kujt i bëhet vonë sa je i lartë as sa je i gjerë
Nëse gjatësine e shpirtit tënd nuk e njeh.
Të rrokullishesh, të shkrryhesh
Që të qeshesh dhe që tjerët të qeshin me ty
Se alfabetin e buzëqeshjes kurrë nuk e mësove ti,
Kujt i bëhet vonë që qesh kur fytyrën e ke të ngurtë
Kur ke shpirtin e lumtur, buzëqeshjen është fryt i sigurt.
Mos fol për ndjenjat me aq ftohtësi
Edhe i marri, të dalloj shtirjen di..!