Muzafer Ramiqi
Vepër E Papërfunduar
Bora binte prajshëm
Njollat e dhembjes ngadal po mbuloheshin
A do harrohen siç harrohemi ne
Fjollat e borës që ngjajnë në vargan delesh
Që pranverës zdergjen në fusha
Dukeshin si copëza pëlhure
Që donin të mbulonin
Gjurmët e fundit të palumturisë njerëzore
Zaten, ne jemi bërë për të mos qenë të knaqur
Kur mendoj thellë,
Mendoj se diçka shkoi keq
Një punë e nisur që kurrë nuk u krye
E ne, sikur duam të përfundojmë atë që nuk përfundoi
E si ta bëjmë kur nuk dijmë se çka është ajo
E si ta arrijmë kulmin e lumturisë
Kur asgjë nuk na bën të lumtur
E si ta arrijmë kufirin e përsosmërisë
Kur përsosmëria mbetet një dëshirë e lënë anash
Ne çdo punë e lëmë në gjysëm
Jo për atë se të kemi me çfarë të merremi nesër
Por, sepse na lodhë idea e përfundimit
Se fundin nuk e deshëm kurrë
E fundi na gjen në gjysëm jetë
Një jete që kurrë nuk e njohëm plotësisht në të vërtetë...!
A thua, a jemi edhe ne një vepër e papërfunduar!?