Natrin Çoçka
E Huaj
E huaj
Mendimet e saja me alkoolin ishin dashuruar,
Dukej sikur jetonin së bashku në lumturi,
Ëndrrat, shpresat e lanë të vetmuar,
Si një gjethe vjeshte e rënë në lagështi!
Pa ëndrra, pa buzëqeshje dhe pa dashuri,
Sytë i ishin kthyer në ujvara lotësh,
Zgjodhi të ishte robëreshë në marrëzi,
E të digjej në zjarre, gjendur mes dy botësh!
Nga zemra e tij përgjithmonë ish larguar,
Përsëriste të njejtin refren:"unë po vuaj"
Shtrirë në dhomën e errët ku dhe drita e kish harruar,
Për atë do të mbetej gjithmonë një e huaj!
-Natrin-