Natrin Çoçka
Mos U Fshih
Të kërkoj në vendet që tashmë di ku fshihesh. Nuk resht së kërkuari gjer në marrëzi. E di sot e vogla ime, fshihesh prej meje. Ndoshta nga turpi. E dashura ime mos u fshih më, të përgjërohem të vish vetë me krahët e hapura. Të kërkoj në ëndrrat tona. Ti strukesh në qoshet e kujtimeve të bukura. Kokën pa dashje nxjerr. Edhe une të shoh. Dorën ta kap menjëher dhe zemra nuk mbahet për të të thënë:"Je lumturia ime" Mos u fshih më!