>
LETERSISHQIP
Nerimane Kamberi

Më Në Fund

I kishin thënë
Se ajo mund të vinte
Me ditet e para të pranverës
Me trenin e fundit të shpresës
Kishte dëgjuar ca pëshpëritje
Se ndoshta as era që frynë
Nëpër gjethet në fund të vjeshtës
As perendimi i diellit
Në fund të ditës së lodhshme
Nuk e preknin më
Ai e priste
Në fund të rrugës së ngushtë
Të shpirtit të pashpirt
Ajo do të vinte, patjetër
Për ta kthyer në buzët e tij
Borxhin që ia kërkonte
Kanuni i dashurisë.