>
LETERSISHQIP
Nerimane Kamberi

Pluhur

Ah! rrugët me pluhur
Pas shiut
Ç’të mbetën nga ato vite?
Sokaku i boshatisur
Pse mendohesh?
Ç’të duhet të kthehesh mbrapa
Shih si e humba
Si u humba, si humba
Në keto shtigje kujtimesh
Memzi në gjysëm gjumë
Ndiej atë aromë
Në ëndrrat që nuk mbarojnë kurrë
Në ëndrrat që nuk mbahen mend
Se sapo zgjohesh
Harrohen
Kur eci në qytetin e zhurmshëm, të pistë.
Kthehem në shtëpi
Me një barrë të rëndë mbi supe
E lëshoj mbi qilim.