>
LETERSISHQIP

50 Vjet

Grua, më ke një borxh të madh,
Se më ke munduar shumë,
Kur, çfarë ndjeja në shpirt, ta thashë,
Hidheshe përpjetë e ngrije furtunë.

Mendja po më shkonte për keq,
Se për mua s’ta kishte ënda,
por ti paskëshe qenë “dreq”,
Të fshehtën e shpirtit e mbaje përbrenda.

Unë prisja vetëm dy fjalë: “Të dua”
Por ti i mbaje të ngujuar,
Kur padurimi im u shtua,
Më the: Akoma s’e ke kuptuar?

Bëj shaka, ndaj rri e qetë,
Të gjithë borxhin e ke larë,
Se u mbushën pesëdhjetë vjet,
Që jemi pranë të pandarë.