>
LETERSISHQIP

O Vendi Im, O Gurë E Baltë!

O vend, o gurë, o baltë e ëmbël,
Djegur në diell, njomur në shi,
Ku shpërthen, jeshilon bari,
Ju lindët, rritët trimëri.

O bij levendë, trimat e malit,
Që nxorët bukën përmbi gurë,
Gjumin e bëtë mbi shpinë të kalit,
Dhe syri “Tërr” s’ju bëri kurrë.

O Etërit tanë me zemër stralli,
Me bukë nënash pjekur në gji,
Kemi një mal me ndjenja malli,
Dhe një det plot me dashuri!

O vend, o gurë, o baltë e ëmbël,
Ti linde, rrite kapedanë,
Për ardhmërinë patën një ëndërr,
Ndaj jetën falën për vatan.

Aty u rritëm mes ninullash,
Me simfonira cicërimash,
Nëpër dasma, valle burrash,
Këngë trimash, dashurirash.

Nuk gjej dot fjalë madhështie,
Çfarë do të them ato janë pak,
Ju na mëkuat me ndjenjë lirie,
Na shtruat rrugën të larë me gjak.

Më shumë nga Nexhip Bashllari