>
LETERSISHQIP
Nexhip Seraj

Drejtësi Pa Drejtësi

Rallë ka ndodh në histori
Luftëtarëve për liri
100 vjet në robëri
Tu bëj bota hetuesi
Brënda kosovës vatan
Kë luftuan e kë vranë?
Vranë ata që i vranëë
U vran nënën e baban
Ata që bëbë kasapan
Që foshnjat me gjak u lanë
Vran ata që përdhunuan
Nusen vajzën motrën gruan
Vranë ata që i pushtuan
I shpërngulën masakruan
Nga ata që spiunuan
Sa u vranë e torturuan
Dhe sotë Haga i ka marr
Tradhëtarët dëshmimtar
Vulë e zezë do jet për paqen
Kur drejtësia po nxinë faqen
Dhe të pabesët kënaqen
Plagë për komb e vilajete
Do mbetet në jetë të jetëve
Po turpin që se lajnë dete
Kush e bënë ta mbaj për vete
Po sot plaga më e rëndë
Është për kosovën nënë
Djemtë që të lirë e bënë
Ja merr bota nëpër këmbë
Vrasësi si mund të mbrohet
Dhe i vrari të dënohet
Nga Haga s duhet të pritet
Drejtësia të mos vritet
Nga gjithë simbolet e botës
Eshtë vetëm i joni flamur
Që s të qas ti shkelësh portën
Po barbar nuk bëhet kurr