>
LETERSISHQIP
Nexhip Seraj

Meditim Me Moshën

Sot shtatdhjeta po më lë
Sepse zerua bëhet një
Fillon startin viti ri
Dihet njëshi bëhet dy
Dhe me veten bëj çudi
Me të gjithë vitet e mi
Her jam gjysh herë më i ri
Herë bëhem fare fëmij
Kur loz më ëngjejt e mi
Tekanjos e rrëmujxhi
II bëj lodrat paçavure
Zhgaravis divan dhe mure
Xhamat njolla lule lule
Gishta dore gjurmë buze
Grindavec e tekanjos
Kur më flet kur me ta loz
Ata bëjnë çdo gjë me mua
Unë sa shumë teket ju dua
Mos më thoni kurr pse
Mor je burr apo nuk je
Boll jamë rrit e burrëruar
Sotë jamë fëmij i llastuar
Dhe kur fuqit të më lënë
Për së dyti të zvarritem
Ata do më ngren në këmbë
Të shkoj ditët që do rritem..
Ç' ti kërkoj zotit më shumë
Veç sa më të ëmbël gjuhën..