Nikolin Gurakuqi
Lërmë Të Vij Me Ty
Lërmë të vij me ty,
Se zemra s’më është thinjur,
Drejt dashurisë çapitet fillikat.
Lërmë të vij me ty,
E të ngjitem në majat e flladitura nga erërat pranverore.
Lërmë të vij me ty,
Se këto kohë të purpurta,
Kam ndenjur mbi shtratin tim,
Duke shkruar poezi të gdhendura në shkëmb.
Kjo kohë mban aromë të vdekurish,
E don të jetojë më të vdekurit.
Lërmë të vij me ty,
Se fryma po me zihet,
Dua ajër, ajër dhe dritë,
Të rizbuloj thellësitë,
Se përjetësia ekziston,
Lumturia, dehja, ngazëllimi,
Janë zafiret e mijë,
Ato unë vetëm ty ti dhuroj.
Lërmë të vij tek ti,
Ah po,
Më prit pak, sa të marr pak pallton,
Se ka pak lagështi.
Hëna po na sheh,
Hijet kanë mbetur memece,
Plot mister.
Eja hidhemi në bregun tjetër,
Atje na pret treni i pazhurmë i marramendjes drejt vetvehtes.
Asgjë s’kam marrë me vehte, as valixhe,
Por të gjitha poezitë,
Dhe vetëm dallgët e oqeanit të zemrës.
Lërmë të vij me ty,
E bashkë kundruall hënës,
Ti lartesojmë vargjet,
Hapësirave të kaltërreme,
Me në dorë harpën e Orfeut,
E të çapitem ëndrrave me ty Euridika ime,
Në këto ditë të pabjerrshme të stinës.
Lërmë të vij me ty,
Se në tokë shpërtheu blerimi i një qielli të lartësuar,
Nga lulet mbuluar.
Shihe si buzëqeshja jote fluturon lart me flatrat e pëllumbave,
Përmbi lëndinat e lutjeve tona.
Lërmë të vij tek ti Euridika ime,
Si një fluks të bëhem,
Brenda teje të digjem si diell!
Lërmë të përsosem tek ti...
Të lutem!
Se zemra s’më është thinjur,
Drejt dashurisë çapitet fillikat.
Lërmë të vij me ty,
E të ngjitem në majat e flladitura nga erërat pranverore.
Lërmë të vij me ty,
Se këto kohë të purpurta,
Kam ndenjur mbi shtratin tim,
Duke shkruar poezi të gdhendura në shkëmb.
Kjo kohë mban aromë të vdekurish,
E don të jetojë më të vdekurit.
Lërmë të vij me ty,
Se fryma po me zihet,
Dua ajër, ajër dhe dritë,
Të rizbuloj thellësitë,
Se përjetësia ekziston,
Lumturia, dehja, ngazëllimi,
Janë zafiret e mijë,
Ato unë vetëm ty ti dhuroj.
Lërmë të vij tek ti,
Ah po,
Më prit pak, sa të marr pak pallton,
Se ka pak lagështi.
Hëna po na sheh,
Hijet kanë mbetur memece,
Plot mister.
Eja hidhemi në bregun tjetër,
Atje na pret treni i pazhurmë i marramendjes drejt vetvehtes.
Asgjë s’kam marrë me vehte, as valixhe,
Por të gjitha poezitë,
Dhe vetëm dallgët e oqeanit të zemrës.
Lërmë të vij me ty,
E bashkë kundruall hënës,
Ti lartesojmë vargjet,
Hapësirave të kaltërreme,
Me në dorë harpën e Orfeut,
E të çapitem ëndrrave me ty Euridika ime,
Në këto ditë të pabjerrshme të stinës.
Lërmë të vij me ty,
Se në tokë shpërtheu blerimi i një qielli të lartësuar,
Nga lulet mbuluar.
Shihe si buzëqeshja jote fluturon lart me flatrat e pëllumbave,
Përmbi lëndinat e lutjeve tona.
Lërmë të vij tek ti Euridika ime,
Si një fluks të bëhem,
Brenda teje të digjem si diell!
Lërmë të përsosem tek ti...
Të lutem!
Më shumë nga Nikolin Gurakuqi
Komente 0