Nikolin Gurakuqi
Ti Vjen Tek Unë
Ti vjen tek unë, me mallin e dallgëve të shkumëzuara,
Që brigjeve të mija dehen në vetmi,
Pasthirrmat të gjitha të janë vjetëruar,
Duhet një nga një ti rinovosh tani.
I dua pasthirrmat dhe puthjet e tua,
Ashtu siç të dua pafund edhe ty,
Me sy ti më fale fjalët më të embla,
Me sy ti më fale vetëm dashuri.
Ti vjen tek unë e brishtë si dritë agimi,
Ti vjen tek unë si skuqje perëndimi,
Ti vjen tek unë si klithje rrebelimi,
Ti vjen tek unë si flaka mbi qiri.
Ti vjen tek unë me lutjet përmbi duar,
Që mos të të dua kaq shumë tani,
Por unë të dua si asnjë nuk ka guxuar,
Se edhe ti guxove t’më duash si asnji.
Që brigjeve të mija dehen në vetmi,
Pasthirrmat të gjitha të janë vjetëruar,
Duhet një nga një ti rinovosh tani.
I dua pasthirrmat dhe puthjet e tua,
Ashtu siç të dua pafund edhe ty,
Me sy ti më fale fjalët më të embla,
Me sy ti më fale vetëm dashuri.
Ti vjen tek unë e brishtë si dritë agimi,
Ti vjen tek unë si skuqje perëndimi,
Ti vjen tek unë si klithje rrebelimi,
Ti vjen tek unë si flaka mbi qiri.
Ti vjen tek unë me lutjet përmbi duar,
Që mos të të dua kaq shumë tani,
Por unë të dua si asnjë nuk ka guxuar,
Se edhe ti guxove t’më duash si asnji.
Nga libri i sapobotuar "NE SE...A E DI?
Më shumë nga Nikolin Gurakuqi
Komente 0