>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi
Ndalu Pak!
Flag ShqipShqip
Krejt Sekreti është që të ndalesh,
pa menduar shumë,
pa menduar fare.
Të rrish ashtu i qetë,
të marrësh frymë thellë,
duke qëndruar në Heshtje
pa sforcim,
aq sa të duash,
sa më shumë që të jetë e mundur.
Rri ashtu në paqe,
pa ndier asgjë,
pa menduar,
pa u shqetësuar!
Rri derisa të dëgjosh
zërin e bukur të Heshtjes!
E, pasi ta dëgjosh,
ngrihu dhe shko
atje ku Heshtja të thotë!
Ndalu Pak!
Flag GegnishtGegnisht
I gjithë Sekreti asht që të ndalesh,
pa u mendue shumë,
pa u mendue aspak.
Të rrish ashtu i qetë
e frymë thellë të marrësh,
në Heshtje tu' qendrue
pa u lodhë e pa u sforcue,
aq sa të duesh
e diçka mâ shumë,
sa mâ shumë t'jetë e mujtun.
Rri ashtu në paqë
thjesht tu' kundrue,
pa u mendue,
pa u shqetësue!
Rri derisa t'ndigjosh
zânin kumbues të Heshtjes!
E veç kur ta ndigjosh,
ngrihu edhe shko
atje ku Heshtja të udhëzon!