>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi
Në Zemrën E Atit
Flag ShqipShqip
E kam gjetur
Shtëpinë time të ngrohtë
e të sigurtë:
Në Zemrën e Atit.
Aty do të rri
i fshehur përgjithmonë
e askush s’do të më shohë më
jashtë Saj.
Të gjithë e kërkojnë,
por emrin s’ia dinë,
as fshehtësitë e Tij!
Sa shkojnë pas shtëpive të tjera,
por më kot,
pa gjetur asnjëherë Paqe
në këtë botë!
Sepse shumë kërkojnë realizimin
para se të kërkojnë e të gjejnë Hirin,
por Hiri vjen përpara.

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

E kam gjetun
Shpinë teme të ngrohtë
e të sigurtë:
Në Zemrën e Atit.

Aty do të rri
i mshehun përgjithmonë
e askush s’do t’më shohë mâ
jashtë Saj.

Të gjithë e kërkojnë,
por emrin s’ia dijnë,
as mshehtësitë e Tij!

Sa shkojnë mbas shpive të tjera,
por maa kot,
pa gjetë asnjiherë Paqe
në kyt botë!

Sepse shumë kërkojnë realizimin
para se t’kërkojnë e t’gjejnë Hirin,
por Hiri vjen përpara.
Nel Cuore Del Padre
Flag ItalishtItalisht
(Dedicata a Dio Padre)

Ho trovato
la mia Casa dolce
e sicura:
Nel Cuore del Padre.
Là rimarrò
nascosto per sempre
e non mi si vedrà più
fuori di Essa.
Tutti La cercano
ma non sanno il Suo nome,
ne le Sue segretezze!
Quanti vanno dietro ad altre case,
ma invano,
senza mai trovare Pace
in questo mondo!
Perché in molti cercano la realizzazione
prima di cercare e trovare la Grazia,
ma la Grazia viene prima.