>
LETERSISHQIP
Noemi Kacolli

Ditë Dimri

Hapësira e bardhë që mbulon pejsazhin,
gjethet dhe bimët që më nuk flasin.
Gjatë kohës që fëmijën gjumi nuk e zinte,
dëbora ngadalë-ngadalë binte.

Flokët e dëborës binin një nga një,
derisa në tokë nuk mbeti më asgjë,
përveç qilimit të bardhë
që kishte mbuluar peisazhin e artë.

Fytyra e fëmijës së vogël,
e përshkruar në flokët e borës.
Fytyra e fëmijës së trishtuar,
që të gjithë e kishin përjashtuar.

Bashkë me flokët e borës,
po i vinte dhe lumturia,
dhe nga fytyra e vogël,
po i zhdukej mërzia.