>
LETERSISHQIP

E Shtrenjta Dashuri

E shtrenjta dashuri
Dashuri, një vëllim në një fjalë;
një oqean në një lot,
një vorbull në një psherëtimë,
një mijëvjeçar në një sekondë.

Era dëshiron retë të pikturojë portret në qiell,
toka do ujë që të shuajë urinë,
ndërsa jeta ime lyp përherë dashurinë.

Do të doja të isha diell
për ta ndriçuar fytyrën tënde,
Do të doja të isha erë
për të të kujtuar ty me ëndje.

Do të doja të bëhesha ujë
për të të lagur dhe për të humbur,
në çdo kurbë të trupit tënd
dhe për të të shijuar sa më bukur.

Kur frymoj shpirtin tënd,
dukem si i përkëdhelur.
Një frymë nga buzët e tua
më ka mpirë e më ka dehur.

Ledhatoj buzët e tua,
që sa bukur lagen nga shiu,
dhe tund zemrën time,
aq shumë mallin e përpiu.

Më shumë nga Paskal Kacani