>
LETERSISHQIP

Pranvera E 2020-Ës

Eh, çfarë t’i kujtoj
kësaj pranvere…
Ajo s’mbriti kurrë!
Jashtë e ndjemë si stinë,
brenda na përvëloi si furrë…
T’i kujtoj,
lëndinat me margarita,
apo pemët në lulëzim,
ndoshta do t’i kujtoj zemrën;
ajo sythoi veçse trishtim...
T’i kujtoj dallandyshet,
që si ne mbetën jetim…
T’i kujtoj lëngimin e nënës
që lotët në sy i ngrin…
Eh, ç’të të kujtoj më parë…
zemrat që dogje
apo shpirtërat e marrë?!
Të ndjeva tek porta,
por ti s’doje të hyje;
u ndjeva një gjethe e flakur,
nga një erë melankolie…
Dritaren e zemrës,
përherë,
do të ta lë hapur,
ndaj,
mos më lë të ndihem,
ajo gjethe e flakur!!!

Më shumë nga Paskal Kacani