Paul Celan
Kenotaf
Shkërmoqi lulet e tua, udhëtar, pa frikë shkërmoqi:
ti i hedh ato thellësive,
i hedh kopshtijeve.
Kush duhet të dergjej këtu, nuk dergjet
askund. Por bota e gjithë dergjet rreth tij.
Bota që i ka hapur sytë
Laryshisë së luleve.
Ajme! vetë ai, që kish parë jo pak, vinte
Prej një radhe verbanësh.
ai këpuste, i pangijshëm,
këpuste aromat, –
dhe kush e pa këtë, ata nuk ia falën.
Atëherë ai u largua dhe piu një pikël të çuditshme:
Detin.
Peshqit –
u turrën vallë peshqit pas tij?
ti i hedh ato thellësive,
i hedh kopshtijeve.
Kush duhet të dergjej këtu, nuk dergjet
askund. Por bota e gjithë dergjet rreth tij.
Bota që i ka hapur sytë
Laryshisë së luleve.
Ajme! vetë ai, që kish parë jo pak, vinte
Prej një radhe verbanësh.
ai këpuste, i pangijshëm,
këpuste aromat, –
dhe kush e pa këtë, ata nuk ia falën.
Atëherë ai u largua dhe piu një pikël të çuditshme:
Detin.
Peshqit –
u turrën vallë peshqit pas tij?