>
LETERSISHQIP
Përparim Dida

Po Qe Si Këtu, Për Mua Atje S’Ka Vend!

Do vijë dhe mosha e do më kërkojë
të iki atje e kokën pas mos e kthejë.
Atje s’do shohë gjë e nuk do gabojë,
e do takohem me poetët e mëdhej.

Dhe aspak merak nuk do më mbes,
kur të më ftojnë do të shkojë si trim.
Se fëmijëria aspak nuk më la mbresë,
e çfar mund të kujtojë dhe për rininë.

E pakta asnjërit në kallo nuk i shkela,
dhe asnjë të keqe si bëra kujt në jetë.
Kam pak truall si takëmin tim nga toka,
asnjë pasuri tjetër atje s’do më duhet.

Lutem e shpresoj atje mos egzistojnë,
militant e politikan horra siç janë këtu.
E po qe si këtu për mua atje ska vend,
si të bëj…?Nuk e di…! Të shkoj!…Po ku?

Po qe atje si këtu, frika më mbështjell,
e them paqe s’paska kurkund në botë.
Thonë që shpirti kur del, ngjitet ne qiell,
i mjeri trup ku do shkojë kush ma thotë?

Eh në do e kem fatin e mirë një zot e di,
më mirë si qiri të shkrij, në hiç t’kthehem.
Të shformohem si materje.mos më njihni,
thoni e kërkuam gjithkund, por se gjetëm.