Petrit Ruka
Gjeografi Për Nënën
Pas këtyre maleve, nënë e dashur, nënë e dashur,
Janë qytetet tona të tharta, të etura për dritë,
Janë fushat e varfra dhe vreshtat tanë pleq
Dhe fshatrat e vetmuar azmatikë…
Pas maleve, nënë, janë rrugët tona pluhurake,
Që rrokullisin dhimbje muzeale ngjyrë ngri,
Dhe shelgjet e shpresave që i thyen era vjeshtake
Me nuse-plaka dhe burra që pikojnë mërzi.
Më tej detet e thinjur nga vetmia pellazgjike,
Janë varret pa lule me dhé të rënkuar,
Djemtë e hollë që dhëndërrohen me rroba hua,
Dhe nuset me fëmijë që ende s’janë martuar.
Jane kishat tona të lashta që i bëmë depo lufte,
Dhe shkollat me mësues të pështyrë nga fati,
Poetë si unë që u është veremosur kënga
Që kanë vdekur prej kohësh, po s’tregojnë nga inati.
Pas këtyre maleve, nënë, jemi ti edhe unë
Të përsëritur barbarisht në miljona emra,
A flemë, nënoke, aq helm sa duhet e mora,
Nënë, shpëtova dhe sot, s’më dhemb dhe aq zemra.

Më shumë nga Petrit Ruka
- Tri Plaka Të Zeza Të Futura Në Shi
- Shkrinte Bora Me Rënkime
- Në Vendin Tim
- Ç'bëme Ashtu, O Zot I Madh
- Kënga E Anës
- Poetët
- Në Vend Të Hyrjes
- Ikje
- Muzikë Për Nënën
- Variacion Me Ricos
- Një Mbresë Nga Dita E Sotme
- Plakat Që Ikën Dimrin E Kaluar
- Varrimet E Naim Frashërit
- Hanko, Mos Shko Neper Varre
- Ëndrra Për Këmbët
- Kënga E Kuajve Të Uritur
Komente 0