Petrit Ruka
Muzikë Për Nënën
Në dritën e yllit
Që ruan një shpresë,
Tek bisha e pyllit,
Tek orë e pabesë,
Tek gjembi i ferrës,
Nën hijen e hënës,
Në buzë të humnerës
Ruan syri i Nënës….
Tek dhembi i nepërkës,
Tek tehu i thikës,
Tek mallkimi i njerkës,
Tek kombi i frikës,
Në ah të psherëtimës,
Tek vala e lumit,
Tek degë e vetëtimës,
Mbi jastëkun e gjumit…
O bir, që Nënën
E bëre të qajë,
Vrapo se lotët
Kush mund t’ia thajë?!
Veç nëna e gjorë,
Kur rreziku na zë,
Vrapon përmbi borë
Dhe gjurmë nuk lë…
Që ruan një shpresë,
Tek bisha e pyllit,
Tek orë e pabesë,
Tek gjembi i ferrës,
Nën hijen e hënës,
Në buzë të humnerës
Ruan syri i Nënës….
Tek dhembi i nepërkës,
Tek tehu i thikës,
Tek mallkimi i njerkës,
Tek kombi i frikës,
Në ah të psherëtimës,
Tek vala e lumit,
Tek degë e vetëtimës,
Mbi jastëkun e gjumit…
O bir, që Nënën
E bëre të qajë,
Vrapo se lotët
Kush mund t’ia thajë?!
Veç nëna e gjorë,
Kur rreziku na zë,
Vrapon përmbi borë
Dhe gjurmë nuk lë…
Turan, Tepelenë, 1985
Më shumë nga Petrit Ruka
- Variacion Me Ricos
- Një Mbresë Nga Dita E Sotme
- Plakat Që Ikën Dimrin E Kaluar
- Varrimet E Naim Frashërit
- Hanko, Mos Shko Neper Varre
- Ikje
- Në Vend Të Hyrjes
- Poetët
- Kënga E Anës
- Ç'bëme Ashtu, O Zot I Madh
- Në Vendin Tim
- Shkrinte Bora Me Rënkime
- Tri Plaka Të Zeza Të Futura Në Shi
- Gjeografi Për Nënën
- Ëndrra Për Këmbët
- Kënga E Kuajve Të Uritur
Komente 0