>
LETERSISHQIP

Kërkoj Nji Pikë Lot (Sonet)

Kush ma jep uha nji pikë lot
me e derdhë për ty në kët’ vetmi?!
Gjithkush ma kthen shpinën me bezdi.
E pra, i kam pa tu i derdhë kot.

Qyqes s’malit, që e kam të njoftun,
e vajtojcat, kullash, i merr mbrapa,
nuk mund iu afrova as dy hapa.
Më rri larg-më tha-se jam e ftofun.

Lotin nuk ma fali kush, për ty;
askush nuk ka lot me i falë kuj.
Vetëm pagjumsi kam në sy.

Por nji zog i vogël, larg në pyll
-ule renë në tokë-tha-në daç ujë,
Bani za kojshijes me ta shtrydhë.