>
LETERSISHQIP

Fluturim

Si dallëndyshe ato ikin
dhe shtegëtimet i marin pa zë,
por në zemra nënash mbesin
fëmijë të vegjël për gjithnjë…
Në ç’vende ikin,
ç’fole ngrenë…?!

Të tilla pyetje,
ia bëj vetes,
ku pa përgjigje
shpesh më mbeten…
Shumë herë malli na kaplon,
po të vegjël tanimë nuk janë …
Si shqiponja a si zgalemë,
tashmë fluturimetkanë marë në çdo anë…
Uroj gjithmonë të jenë mirë,
me zgjedhjet që bëjnë
në këtë botë të vështirë!
Uroj me gjithë zemër,
të tyren lumturi!
Por nga brenda
merakosem gjithësesi,
merakosem se jam nënë!