>
LETERSISHQIP

Një Trendafil

Një trendafil
për ty zemër,
që ditët m’i bën të bukura!
Dhe netët m’i ndriçon
me dashurinë tënde…
Një trendafil për ty,
engjëlli im,
që në mendje më ke,
për fjalet, për ledhatimet,
që m’i dhe…
Një trendafil,
për ty shpirti im,
që më dhe kurajo
më dhe dashuri
dhe fjalën magjike
kur e the…
më bëre me flatra,
më dhe shpirt
nga shpirti yt pa re…
Tani veç për ty mendoj,
një trendafil lamtumire
për ty ëngjëlli im!
Dhe lotë të hidhur,
më rrjedhin pa pushim…!