>
LETERSISHQIP
Qani Seferaj

Kenga E Bilbilit

Po kendon bilbili
Ne prag e ne dere
Lajmeron mbas dimrit
Do te vije pranver

Do te celin bajamet
Lulet e qershise
Do te largohen mutacionet
Plaget e pandemise

Globi do ti kthehet
Muzes e qetesise
Do t'leroje nga pesha
Zemrat e njerezise

Dielli do te shkelqeje
Nga majat e lartesise
Do t'hedhe tufa rrezesh
Te varferve, vegjelise

Atyre qe lan lesht
Te der e farmacis
U rrembeu per se gjalli
Njerezit e shtepise

Masat do t'ndalojne
S'do t'kete kufizime
Yjet do t'vallzojne
Gjere vone ne agime

Njeriu do t'i kthehet
Punes, filozofis
Do ta vrasi mendjen
Te ardhurat te rrise

Shkencetari filozof
Gjume s'do te fleje
Per ta ndaluar kovidin
Nje vaksine do gjeje

Globi s'do t'goditet
Njerezimi do t'shpetoje
Sa po t'cel agimi
Bilbili do t'kendoje