>
LETERSISHQIP
Ramazan Çeka

Lapidar Rinia Jote

Në kufirin pa kufi,
U përgjak një djal' i ri,
Mallku qoftë kush e ka vra,
Gjak shqiptarit ai nuk ka.
Sokol Veshti djal' bajzjan,
Veç nji fjal' e paska thanë,
Plumbi juj në trup m'ka ra,
Të plagosur mos me m'vra.
Malsis' zemra po i dhemb,
N'ato male në Kelmend,
Për her' t'par plumbi të fali,
Por të vrau gjakatari.
Do katila të pashpirt,
Mbi kufomen vrer' kan' qitë,
E varrosen si tradhtar,
Kët' djal' t'ri, kët djal' shqiptar.
Ishe n'lule të rinisë,
N'andrra tuja të lirisë,
Në kërkim të jetës re,
T'vrau rregjimi i pa fe.
Por ma vonë në rivarrim,
Erdh' Malsia në nderim,
Masakru ish ky malsor,
Lidh' me tela n'kamb' e n'dor.
Në kufi u nis me ik',
Te vllai vet në Amerikë,
Sokol Veshtaj, sokol djal',
T'përjetson nji lapidar.
E kujton sot çdo malsor,
Sokol Veshtin si dëshmor,
U ndërpre andrra e tij,
Por la emrin në Malsi.
Babi Noni në vorre,
Bashk' me nanen Vitore,
E mallkojn' persekutimin,
E mallkojn' dhe internimin.