>
LETERSISHQIP

E Premte

Politikanët me zhugë
Luten para Krishtit
E sot
Para Muhamedit
T’u falë pak buzëqeshje
Nëpër buzë të ndragta
Të rrëshqal lëng dashurie
Për stinët e ngrira
E krushqit me flamuj partie
E premte
Ditë me lëngatë
Na ruaj Zotynë
Na ruaj!