>
LETERSISHQIP

Nen Lulen, Mbi Koke

Mbi koke me vini
Nje lule Shqiperie
Qe te ngrysur me la
Gjithe jeten nen hije
Per ate Shqiperi
Qe 'copa' jame bere
Si te paret e mi
Ashtu si te tere
Nje lule Shqiperie
Merake te mos kem
Se s'do jeme me
Atje ku kame qen
Shqiperi e 'vrazhde'
Qe me dhimbsesh shume
Asnjehere s'me ke dashur
Me zemer si une
Nje lule Shqiperie
Me vini mbi koke
Te prehem I qete
Ne te shkreten toke
E shkrete te quaj
Moj Shqipe e uruar
Se kurren e kurres
Per ne..Jo! S'ke menduar
Nje lule Shqiperie
Me vini mbi koke
Se ky ish' fati ime
Te vuaj ne kte toke
Nen diellin e ngrohte
E ujin e ftohte
Me Shqipen ne zemer
Nen lulen mbi koke

Më shumë nga Resmi Skenderaj