>
LETERSISHQIP

Mrika Në Shangull

MRIKA NË SHANGULL*
Kush, o Zot, na i shëron plagët?
-Kush na i kthen ata q’i vanë?
Loton bryma, bari laget,
Thue se qielli me lot kjan!
Më sa hapet qielli i riçëm, *)
S’dukesh hana, kishte ikë…
Gjith dhe yjët e shëndritshëm
Nji mbas nji jan’ tuj u fikë…
Vall’ pse fiken n’t’madhen votër
Kandilat e Perëndisë?
-Mallëngjim kan’ për njat motër
Kah liqeni q’i asht nisë;
Dhe Mbretnesha e Agimit
Ja njeh kamb’t sa asht tuj ba,
Ja shkruen çast’ e udhëtimit
Prej së cilit s’kthehet ma!

Porsi qielli n’fill t’kthillimit,
Porsi fushat në blerim,
Porsi zanat pran’ dëfrimit,
Porsi kopshti n’lulëzim,
Si dalldyshat n’muej të Prillit
N’gaz t’prendverës qi ligjrojnë,
Porsi gjitë e drandofillit
Në lulisht’ q’i kundërmojnë,
Porsi dielli tuj prendue,
Qi i falet botës mbarë,
Dhe n’nadje kur tuj ague
Na kujton me rreze t’parë;
Kso përshtypjesh t’paharrueme
Dangë i lete n’shpirtna t’huej
Mrika e bukur gush’-pëllumbe
Kur e qaste pranë kuj
Por dëfrimi edhe dhuni
Jan’ t’lidhun si gzim e vajë;
Qe dhe Mrikës leqe*) i vuni
Ajo bukuri e sajë!
Si në mal brujimi i kronit
Qi shtyn zallin me përdhunë,
Shigjetat e Kapidonit*)
Keq në zemër e plaguen!
Mbas nji djalit mendt iu tretën, -
Sy-larushk e shtat-selvi, -
Dhe vehtes i nemte jetën
Kur s’u ndodhte pranë tij…

Porsi kopshti n'lulëzim,

Si dallndyshat n'muej të Prillit
N'gaz t'prendverës qi ligjrojnë,
Porsi gjitë e drandofillit

Në lulisht' qi kundërmojnë,
Porsi dielli tuj prendue,

Qi i falet botës mbarë,

Dhe n'nadje kur tuj ague
Na kujton me rreze t'parë;.

Kso përshtypjesh t'paharrusmr,
Dangë i lete n'shpirtna t'huej
Mrika e bukur gush'-pëllumbe
Kur u qaste pranë kuj "

Por dëfrimi edhe dhuni

Jan' t'lidhun si gzirn e vajë;

Qe dhe Mrikës leqe') i vuni
Ajo bukuri e sajë! "

Si në mal brujimi.i kronit
Qi shtyri zallin me përdhunë,
Shigjetat e Kupidonit-)

Keq në zemër e plaguen!

Mbas nji djalit mendt iu tretën, -
Sy-Iarushk e shtat-selvi, -

Dhe vehtes i nemte jetën

Kur s'u ndodhte pranë tij...

Porsi dielli aj i ndriti,
Sytë e saj ia la me gan.t)

As s'iu mprue, as s'e prtti.') -
As s'mendoi se ç'asht kah ban!...
Fati i saj prendoi mbas malit

Me i ague askurrma...

Se ajo dishirit t'djalit

"0\ leqe (turq.) njoll ' "
", ID Kupuioni = Zoti i dashurisë sipas mithologjtsë greke "
"3) me gan = me cen (ia pnshi, 1'1 verboi) "
"4) as S'IU mprue, as s'p priti nuk e ndali; nuk e ruajti vehten nga ai "

Më shumë nga Risto Siliqi