>
LETERSISHQIP
Rizonë Hyseni

Më Fol

Më fol për tregimet, bekimet që ke pranë
Dua të të dëgjoj.
Më fol për shiun, tokën, peshën që mban guri jot’
Dua ta di.
Më fol mbi yjësinë, atë që sheh netëve të kthjellëta
Dua ta përftyroj.
Më fol për momentet tua të lumtura
Dua t’i ndjej
Më fol tani, sot dhe nesër
se sdua të mbetesh vegim.