>
LETERSISHQIP
Rizonë Hyseni

N'fëmijëri

Aty ku aventura e fantazia bëhen një
Kohë e artë, fëmijëri i thonë
Që furishëm ikën e kalon
Si flakë që rreth shiut mbaron.

Po ku mbeti ai ngazëllim
Kur zemrat qeshnin pa ngurrim,
Si zvarriteshim lartë e poshtë,
Ishte kjo, parajsa jonë.

Tashmë "t’pjekun" ashtu na thonë
Fjala e prerë, gabimi s’falë
Dikur qanim, qeshnim si të marrë
Sot ndër vargje fshehet ca mall.

Një rrëfim më se i vegjlisë
Të lë pakëz nostalgji
Po si të ktheja kohën prapa,
Do më gjeje n’fëmijëri..