Rrustem Geci
Evropë
poemë
më sheh si jam bërë
i tëri jam i gjakosur
i tëri jam i plagosur
në këtë çast të rëndë
dua ta gjej një fije bari
të shoh nga po fryn era
se vrasësit do të kthehen
që t´ i fshehin kufomat
më sheh si jam bërë
i t ë r i jam i gjakosur
i t ë r i jam i plagosur
po e gjeta një fije bari, do
ta dijë nga po fryn era
në këtë vend të betejave
kujtoj 1913, kujtoj 1945
kujtoj 1981, kujtoj 1990
kujtoj, .. e çka s´ kujtoj...
evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
evropë, e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari
evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
evropë, e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari
evropë, ndalja dorën serbit
ose po ia n d a l i vetë
se tokat e mia më mjaftojnë
për të mbjella e për të korra
l u f t ë s nuk i trembem
por, unë d r u a j prej teje
nga paktet tuaja të fshehta
dhe nga konferencat tuaja
unë qytetari yt modern
bashkëkohanik me helenët
i moçëm sa ka dashtë zoti
i krishterë sa të krishterët
popull qytetërues n´evropë
dy p e r a n d o r i më ranë
me shkopin e të madhit
dy perandori më gjakosën
me zjarr e me h e k u r
e unë, ja ku jam, gjallë jam!..
në takimet e tija në durrës
në gjirokastër, e shkodër
në shkup e në kosovë
gjergji e thërriste popullin
që t´ i përgjigjeshin luftës
në vlorë, ai u foli vlonjatve
"s´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet t´luftojmë!"
pra, para se t´ia beh lufta
përpara se të vie armiku
këtu ishte s k ë n d e r b e u
ai që i priu a r b r i t vetë
në ç a s t i n më të duhur
në çastin më të vështirë
gjergji i dha shkëlqim tokës
( t h e u gjitha rrethimet )
dhe i dha shkëlqim vendit
me gjakun e më trimave
na bëri që të mbetemi gjallë!
në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
në njëzet e katër fitore
gjergji ishte trimi ynë
ai që i dha përgjigje kohës
princa të mirë të arbrit
mos u ligështoni, mbahuni
jini në b e t e j a t tuaja
kjo p a s u r i e vetëdijes
më detyron të ju këshilloj;
shqipërinë ta duani shumë
dhe gjakun mos e kurseni
që liria të jetë, shqipëri
princa të zgjuar të arbrit
lufta është ekuacion, me
të papritura e të panjohura
nëse ju dilni të mundur
nga ju lypset të luftoni
kjo luftë kundër turqisë
është luftë për shqipërinë
luftë për të ardhmen tonë
princa të dashur të arbrit
gjaku i luftës nuk humbet
edhe sikur të na vrasin, edhe
sikur të na mundin rëndë
farë e huaj këtej s´do të mbijë
shqipëria është gjak i moçëm
g j a k i s h k r u a r me gjak
gjak i s h k r u a r me l i r i
në këtë vend me plot begati
me klimë të butë e me det
të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
një pasuri e pamohueshme
për të gjithë qytetarët tanë
që shtetin ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm e m o d e r n
shqipërisë i duhen fitoret
dhe asnjë humbje në beteja
këtë vend me tokë e me det
që ne e quajmë, shqipëri
ka aromën e fortë të luleve
aromën e fortë të pemëve
aromën e dimrit dhe verës
aromën e fëmijës së qeshur
shqiptar, bashkohuni dhe
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i humburi çdoherë paguan
gjobën e rëndë të pushtimit
në këtë çast k o m b ë t a r
në këtë çast h i s t o r i k
shqipëria është atdheu ynë
adresa e jonë në këtë botë !..
i tëri jam i gjakosur
i tëri jam i plagosur
në këtë çast të rëndë
dua ta gjej një fije bari
të shoh nga po fryn era
se vrasësit do të kthehen
që t´ i fshehin kufomat
më sheh si jam bërë
i t ë r i jam i gjakosur
i t ë r i jam i plagosur
po e gjeta një fije bari, do
ta dijë nga po fryn era
në këtë vend të betejave
kujtoj 1913, kujtoj 1945
kujtoj 1981, kujtoj 1990
kujtoj, .. e çka s´ kujtoj...
evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
evropë, e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari
evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
evropë, e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari
evropë, ndalja dorën serbit
ose po ia n d a l i vetë
se tokat e mia më mjaftojnë
për të mbjella e për të korra
l u f t ë s nuk i trembem
por, unë d r u a j prej teje
nga paktet tuaja të fshehta
dhe nga konferencat tuaja
unë qytetari yt modern
bashkëkohanik me helenët
i moçëm sa ka dashtë zoti
i krishterë sa të krishterët
popull qytetërues n´evropë
dy p e r a n d o r i më ranë
me shkopin e të madhit
dy perandori më gjakosën
me zjarr e me h e k u r
e unë, ja ku jam, gjallë jam!..
në takimet e tija në durrës
në gjirokastër, e shkodër
në shkup e në kosovë
gjergji e thërriste popullin
që t´ i përgjigjeshin luftës
në vlorë, ai u foli vlonjatve
"s´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet t´luftojmë!"
pra, para se t´ia beh lufta
përpara se të vie armiku
këtu ishte s k ë n d e r b e u
ai që i priu a r b r i t vetë
në ç a s t i n më të duhur
në çastin më të vështirë
gjergji i dha shkëlqim tokës
( t h e u gjitha rrethimet )
dhe i dha shkëlqim vendit
me gjakun e më trimave
na bëri që të mbetemi gjallë!
në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
në njëzet e katër fitore
gjergji ishte trimi ynë
ai që i dha përgjigje kohës
princa të mirë të arbrit
mos u ligështoni, mbahuni
jini në b e t e j a t tuaja
kjo p a s u r i e vetëdijes
më detyron të ju këshilloj;
shqipërinë ta duani shumë
dhe gjakun mos e kurseni
që liria të jetë, shqipëri
princa të zgjuar të arbrit
lufta është ekuacion, me
të papritura e të panjohura
nëse ju dilni të mundur
nga ju lypset të luftoni
kjo luftë kundër turqisë
është luftë për shqipërinë
luftë për të ardhmen tonë
princa të dashur të arbrit
gjaku i luftës nuk humbet
edhe sikur të na vrasin, edhe
sikur të na mundin rëndë
farë e huaj këtej s´do të mbijë
shqipëria është gjak i moçëm
g j a k i s h k r u a r me gjak
gjak i s h k r u a r me l i r i
në këtë vend me plot begati
me klimë të butë e me det
të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
një pasuri e pamohueshme
për të gjithë qytetarët tanë
që shtetin ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm e m o d e r n
shqipërisë i duhen fitoret
dhe asnjë humbje në beteja
këtë vend me tokë e me det
që ne e quajmë, shqipëri
ka aromën e fortë të luleve
aromën e fortë të pemëve
aromën e dimrit dhe verës
aromën e fëmijës së qeshur
shqiptar, bashkohuni dhe
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i humburi çdoherë paguan
gjobën e rëndë të pushtimit
në këtë çast k o m b ë t a r
në këtë çast h i s t o r i k
shqipëria është atdheu ynë
adresa e jonë në këtë botë !..
dortmund, 2008