Rrustem Geci
Poeti
Në poezi është gjaku im
Kosova e të gjitha kohërave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia
Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja
Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndrrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë
Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia ndjehet e trishtuar
sa herë me emër shenjëzon
Kosova e të gjitha kohërave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia
Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja
Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndrrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë
Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia ndjehet e trishtuar
sa herë me emër shenjëzon