>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Larg E Më Larg

Do iki larg e më larg,
në një pyell t`dendur të rri,
të shuaj, dhimbje e breng,
Larg sa më lag në vetmi?

Do iki larg e më larg...
ku heshtja ruan qetësin
s`do qas më në toprag
dhimbjen e as merzin...

Do iki larg e më larg ...
puthja, lotin të avulloj
heshtur do frymoj diku larg
Gjer sa fryma t`më ndaloj?

Do iki larg e më larg,
nga bota e çmendurive
me kafshet e pyllit diku larg,
më mirë se n`sofren e dredhive ?