>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Atje Shkrepat Prekin Qiellin

I
Atje shkrepat prekin qiellin
Kockat gjyshërve u pushojnë
Gurë me gurë deri te dielli
Një pas një, njëmijë heronj

Sa me mall do ju këndoja
Ne tel te lahutës, kurrë pa u ndalë
As një lot nuk do lejoja
T’më mashtronte, jashtë t’më dalë

Buna bëhet tok me Drinin
Zbresin bashkë si motra fisi
Atje kënaqet shpirti e syri
Historinë e shkruan vetë plisi

Më thuaj ku ka me tokë shqiptare
Ku jem rritë me qindra breza
Ma bëj Zot, Shqipërinë e Madhe
Ta gëzojmë me mijëra breza

II

Atje i kam varret e të parëve
Kreshta e mali n ‘shqipe flet
Veç atje ne Shqipëri t ‘Madhe
Brez më brez i kem foletë

Abedin, o zog shqiponje
Ti na mësove si të vdiset
Tërë një komb ti e nderove
Dhe lirisë ia hape shtigjet