>
LETERSISHQIP

Realitet Shqipetar

Flet po zeri i tij s'degjohet,
punon edhe pse nuk eshte burre,
ndonese moshen e ka te shkollohet,
ai bredh ne rruge, endrra s'di te thure.

Mengjesin e ha atje, neper lokale,
por s'jane si ti, te gjithe zoterinj,
ky femije i shkrete, lyp ne trotuare,
ti qendron ne vila, ky nuk ka shtepi.

Ne buzet e tij, gjithnje nje buzeqeshje,
ndonese dita e tij, si nis dhe perfundon,
Ti per t'u bere i pasur, e shite dhe veten,
ne darke merzitesh, kur nje qindarke t'mungon.