Sara Balliu
Cigare Dhe Konjak
Genjeshtra lozonjare qe ti vetes ia thua
si mesime permendesh qe dikur perserisje,
si gabime rinore qe njera tjetren pasonin,
te cilat me justifikimin e moshes i vrisje.
Maskimi i ndjenjave nga perla ne imitime
qe ti i ben per te shmangur realitetin,
por te arrish ti fshehesh ato ndjenja lajkataree
eshte sikur me leter ti te mbulosh detin.
Dhe je ulur sot ne ate kolltuk te vjeter
ku cope kadife e kuqe te sjell ne mendje dashurine,
cigaren mban ne duar, konjakun perpara
qe me to prane vetes te perqafosh melankoline.
E shije nicotine qe gojen ka veshur
si pelhure e piset qe s’pastrohet kollaj,
dhe grimca pluhuri nga tym’ I cigares
me mjergull mbysh syrin e syri nis te qaj’.
Ti shpalos ndjesite me mimika vetullngrysese
qe te jep pamjen e nje te cmendure n’arrati,
dhe sa here te dhemb mendimi qe te vjen
ti shfryn e brengosur dhe konjakun pi.
E gllenjke qe fytin djeg e kraharorin pervelon,
si zjarr i ndezur qellimisht brenda trupit,
kerkon te shmangesh cmendurine qe troket
si rruge e vendosur per ti bere bisht turpit.
Erresira e dhomes forcon xixiellimin e cigares,
si portret i vetmuar ne nje hapesire boshe,
ti disi gjen ngushellimin nga tym mjergullues
dhe nga ere konjaku qe I vjen gotes bukuroshe.
Te duket e bukur ajo gote ngjyre qelqi,
buzet e saj te akullta te japin freski,
dhe teksa me te flet dhe e perkedhel
ti dukesh pafrike si nje e cmendur n’arrati.
Cigarja shkurtohet, hiri shkon pertoke
dhe vishet ne gri tapet I bardhe katror,
e teksa ti ia ngul syte, me vete nis e qesh,
koken lehte e tund dhe merr goten ne dor’.
Ne ate gote qelqi ti shikon pasqyrimin
e fytyres se djersitur, shkak dritare e dere mbyllur,
edhe nis ti shpjegosh gotes se konjakut
ndjenjat qe fort, padashur I ke ndrydhur.
Nga kolltuku do te ngrihesh por kembet s’te mbajne,
dhe pamje e dehur verteton cmendurine,
e duket si nje film me skenar te thjeshte:
Cigare dhe konjak per te mbytyr melankoline.
Ndjenjat perplasen e vallezojne me tymin
qe ti e perhape turpin mos ta shohesh,
pertoke bie shishe bosh e konjakut
qe ti e boshatise shpirtin per ta ngrohur.
Genjeshtra lozonjare ti prap vetes ia thua
si gabime te lehta qe I beje ne rini,
dhe ere e rend’ alkoli me shije nikotine
te japin pamjen e nje te cmendure ne arrati.